“Mos qëndroni kurrë vetëm me Terry Gilliam në ashensor”
Është kjo thirrja që aktorja Ellen Barkin ka dhënë kundrejt regjizorit Terry Gilliam, i cili kishte kritikuar lëviZjen #MeToo gjatë një interviste për agjensinë AFP.
Në interviste regjizori, duke folur për skandalet seksuale të bëra publike gjatë muajve të fundit kishte deklaruar se ato ishin akuza idiote dhe se personat e përfshirë janë qesharakë.
“Kjo intervistë është e kotë, pasi Gilliam është personi i fundit që mund të quajë qesharake një lëvizje që përpiqet të mbrojë gratë nga burrat e dhunshëm. Terry Gilliam, ju flisni shumë”- ka shkruar aktorja në rrjetet sociale.
Reagimi social i aktores u shkaktua pasi regjizori, i cili ka drejtuar edhe filmin ku Barkin ishte protagoniste në vitin 1998 “Frika dhe urrejtja në Las Vegas”, kishte marrë disi mbrojtjet e Weinstein, duke kritikuar haptazi lëvizjen #MeToo.
Gilliam e quajti atë “një botë viktimash, me disa njerëz që qëllimisht donin të takoheshin me Harvey dhe të tjerë. Unë njoh vajza të mjaftueshme që ishin në suitë të Weinstein, të cilët nuk donin të ishin viktima dhe u larguan”-ishte shprehur Gilliam.
My hard won advice: never get into an elevator alone with terry gilliam
— Ellen Barkin (@EllenBarkin) March 17, 2018
Top Channel