
25/02 22:21
Bilanci i shembjes së një mbikalimi në Miami të Shteteve të Bashkuara është më i rëndë nga sa u mendua fillimisht.
Një sërë makinash u shtypën nën peshën e betonit, duke marrë të paktën 6 jetë njerëzish e duke plagosur 10 të tjerë gjatë incidentit të regjistruar pranë Universitetit ndërkombëtar të Floridës.
Struktura prej 53 metrash dhe 862 tonësh u rrëzua mbi një autostradë prej 8 korsish, duke zënë poshtë saj 8 automjete.
Ajo ishte ngritur të shtunën e kaluar brenda vetëm 6 orësh, përmes një metode të quajtur “ndërtimi i përshpjetuar i urave”, me qëllimin të shmangej bllokimi i trafikut.
Top Channel