
22/02 16:36
Samanta është këngëtarja e cila karrierën e saj e ka nisur që në moshën 10-vjeçare.
Në këto vite ajo është rritur shumë nga ana profesionale dhe shumë nga këngët e saj janë kthyer në hite.
Por Samanta në këto vite ka ndryshuar shumë edhe përsa i përket pamjes fizike.
E pyetur nëse i është nënshtruar operacioneve plastike, këngëtarja përgjigjet: “Kam bërë operacion vetëm hundën, nuk më pëlqente ajo që kisha më parë. Spekulimet se i jam nënshtruar shumë operacioneve plastike janë thjeshtë të tilla. Mua më pëlqen natyralja, Edhe në klipet e mia më pëlqen të dukem kështu”.
Top Channel