E shtuna do të jetë me kthjellime të shkurtra dhe vranësira, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë fuqizim të shiut në veri dhe gradualisht dhe në jug e qendër të vendit.

Era do të jetë problematike në bregdet dhe në jug të vendit, sipas Meteoalb-it.

Ndërsa e diela vijon kryesisht e vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në veri – qendër. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24 – 25°C por e diela sjell rënie me 3 – 4°C duke luhatur ekstremumet termike nga 2 – 20°C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA