Kush i gatuan Luiza Gegës?

14/03/2018 11:26

Atletja shqiptare Luiza Gega, e ftuar në Wake Up, ka folur edhe për regjimin ushqimor që duhet të mbajë si sportiste që është. Por kush i gatuan asaj?

Ajo thotë se prej 10 vitesh jeton vetëm në Tiranë, dhe surprizë është se gatuan nëna e trajneres.

“Unë jetoj në Tiranë vetëm, me qira prej 10 vitesh që kur kam ardhur në universitet. Për fat të mirë trajnerja ime jeton prej dy vitesh në Tiranë, dhe e ëma e trajneres është shumë fanse e jona, dhe këtë periudhë gatuan për diku rreth 3 sportistë që nuk e kemi familjen këtu”, thotë Luiza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA