U vra në gjykatë, familja kërkon dëmshpërblim – VIDEO

13/03/2018 18:10

Siale Angilau u vra në 2014-n teksa po gjykohej nga një prej oficerëve të policisë në gjykatë, pasi tentoi të vriste me një stilolaps dëshmitarin e një bande rivale.

4 vite më vonë familjarët e të ndjerit kanë paditur autoritetet për të kërkuar dëmshpërblim, me argumentin se viktima u largua dhe nuk rrezikohej nga veprimi i tij, ndaj nuk ishte e nevojshme që të vritej.

Pamjet e asaj dite janë publikuar nga një gjykatë federale për të treguar se çfarë realisht ka ndodhur dhe përse marshallja nxori armën dhe qëlloi menjëherë katër herë ndaj Tongan Crips.

Pamjet dramatike shfaqin momentin kur Siale Angilau, një anëtar i bandës Tongan Crips, u ngrit, rrëmbeu një stilolaps dhe vrapoi drejt dëshmitarit duke u hedhur me trup drejt tij.

Dëshmitari, anëtari i një tjetër bande i cili ishte i prangosur dhe i ulur, arriti të largohet drejt një qosheje të sallës së gjyqit dhe iu shmang 25-vjeçarit pa pësuar lëndime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA