Renditja e penalltive në Serie A pro dhe kundër, kush ka pasur më shumë dhe kush ka vuajtur më shumë deri më tani
Policia greke reagoi shumë shpejt pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin “Tumba” të Selanikut, në fundin e ndeshjes mes PAOK-ut dhe AEK-ut të Athinës.
Policia bëri të ditur se ka lëshuar një urdhërarrest në drejtim të pronarit të PAOK-ut, Ivan Savidis, i cili hyri në fushën e lojës i pajisur me armë për të trembur arbitrin e ndeshjes.
Në të njëjtën kohë, policia theksoi se ka lëshuar urdhërarreste edhe për 4 persona të tjerë, që me shumë gjasa janë truprojat e Savidis, që e shoqëruan atë në “pushtimin” e fushës.
Ndërkohë, zv.ministri grek i Kulturës dhe Sporteve, Yorgos Vassiliadis deklaroi më herët se qeveria nuk do të lejojë që interesat e disa personave të dëmtojnë futbollin grek, duke shtuar se duhen marrë vendime të vështira duke u konsultuar me UEFA-n, duke iu referuar pezullimit të mundshëm të kampionatit grek. Një vendim që nuk vonoi dhe u bë fakt i kryer pak pas mesditës së kësaj të hëne.
Ndërsa ministri i Brendshëm grek, Panos Skurletis, tha për agjencinë greke të lajmeve “AMNA” se imazhet e shfaqura janë një sulm ndaj nderit të futbollit grek dhe dëmtojnë klubin e tifozët e tij. Sipas tij, hyrja e një personi të pajisur me armë në fushën e lojës është një provokim i papranueshëm, pavarësisht se çfarë ndodhi.
Ndeshja mes PAOK-ut dhe AEK-ut të Athinës u ndërpre pas një goli të anuluar për pozicion jashtë loje të lojtarit të PAOK-ut, Fernando Varela, pasi deri atëherë rezultati ishte 0-0. Pikërisht në këtë moment u bë edhe pushtimi i fushës nga futbollistë, trajnerë, drejtues e deri te pronari Savidis, me këtë të fundit që mbante armë.
Top Channel