Duket se puthjet në buzë me një vajzë nuk përbëjnë aspak problem për të.
Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Bebe Rexha, e cila 8 Marsin mamasë së saj ia ka uruar ndryshe nga vajzat e tjera.
Në rrjetin social Instagram Bebe shfaqet duke u puthur në buzë me mamanë e saj, postim të cilin e ka shoqëruar me një dedikim special: “Të dua mama. Ti më inspiron për të qënë një grua e mirë çdo ditë. Gëzuar festën e gruas”.
Kjo nuk është hera e parë që Bebe shfaqet duke u puthur në buzë me një vajzë, pasi pak muaj më parë ajo postoi një foto ku shfaqej duke puthur këngëtaren tjetër shqiptare, Rita Orën.
Top Channel