Duket se marrëdhënia jo fort miqësore midis Dua Lipës dhe Rita Orës, ka “shqetësuar” edhe një tjetër këngëtare shqiptare.

Bëhet fjalë për Bebe Rexhën, e cila mesa duket ka bërë një përpjekje për ti bashkuar dy shqiptaret e tjera.

Një gjë të tillë bebe e ka bërë në profilin e saj në Instagram, ku ka publikuar listën e kryesuesve në iTunes në Britani, në të cilën ajo zë vendin e trembëdhjetë.

Por në listën e publikuar është edhe Dua Lipa dhe Rita Ora, dhe pikërisht me këtë konsiston edhe postimi i këngëtares shqiptare.

Krah fotos së publikuar Bebe shpreh krenarinë që tre shqiptare janë pjesë e kësaj liste: “Tre shqiptare në top 20-tëshe! E pabesueshme! E di që prindërit e të trejave kanë punuar fort që të na siguronin një jetë sa më të mirë. Babai im erdhi në Amerikë në 80-tën dhe ka bërë shumëçka për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që kam arritur kaq shumë, e jam akoma dhe më krenare për femrat që po ecim së bashku drejt fitores. Kjo është për babain tim. Vajzat shqiptare po kryesojnë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA