Shkroi kundër regjimit të Milosevic, gazetari nuk dekorohet nga Thaçi

01/03/2018 19:11

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka dekoruar një numër të madh të personaliteteve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në mesin e tyre edhe disa gazetarë. Mirëpo, në emrat e këtyre të fundit nuk ishte përfshirë njëri prej gazetarëve që pati një kontribut të jashtëzakonshëm si para lufte ashtu edhe pas lufte.

Bëhet fjalë për Agim Muhaxherin, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë disa fjalë rreth kësaj çështje.

Ndër të tjera, ai ka përmendur njërin prej rasteve gjyqësore të cilin e kishte ndjekur, e ku i përfshirë ishte edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi.

Muhaxheri thotë se presidenti ka dekoruar “papagajtë që s’dinë ç’është gazetaria…”

“Unë qëndrova këmbëkryq në Kosovë. Ku ishe ti, president i tymit dhe dostat tu? Do ta ndija vetën të fyer po të më jepte dekoratë – “karton” ky tipi që i thotë vetes president”, ka shkruar ai.

Top Channel