Teksa i është bashkuar panelit të “Top Show Magazine”, Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka surprizuar, pasi në mënyrë simbolike ka ardhur edhe me një peshk.
Ai ju bashkua panelit, ku ishin pjesë edhe aktorë të “Portokallisë” së bashku me regjisorin Altin Basha.
“Jo vetëm një peshk, por edhe i kapur në flagrancë, me disa të tjerë brenda. Peshku i madh, duke ngrënë peshqit e vegjël. I babëzitur. Brenda Parlamentit ka peshkaqenë, jashtë janë peshqit e mëdhenj”, thotë deputeti.
Më tej, ai tregon edhe si kapet “peshku i madh”. “Jam i përgatitur, e dini me çfarë karremi kapet peshku i madh… Në varësi të llojit të peshkut, 100 euro apo prerje të tjerë”, thotë Salianji ndërsa nxjerr nga xhepi 100 euro.
I pyetur se kush është “peshku i madh”, ai thotë se janë ministrat, deputetët, ish-ministra, kryeministra e të tjerë.
Top Channel