“Përse kemi zgjedhur PiterPan?”

28/02/2018 16:30

Anëtarët e grupit “PiterPan Quartet” ishin të ftuarit e rradhës në emisionin PopCulture.

Të pyetur përse kanë zgjedhur pikërisht këtë emër për grupin e tyre, djemtë përgjigjen:

“Emri që kemi zgjedhur përfaqëson shoqërinë tonë, një shoqëri e cila nuk rritet. Dhe nëpërmjet emrit ne dëshirojmë ti bëjmë pak moral shoqërisë. Është e bukur kjo ndjesia e të mos rriturit, por jo gjithmonë vlen. Ne jemi një grup i vogël por shumë prodhues. Të gjithë ne mund të jemi një Piter Pan.”.

Grupi ka folur rreth projektit të tyre muzikor. “Pyetje nga salla”, i cili ka vetëm pak kohë që ka dalë në treg.

“Edhe pse klipi është realizuar natën dhe ku temperatuat ishin disa gradë minus sërish ia dolëm të sillnim diçka të bukur. Ne jemi një grup totalisht pa planifikim dhe pavarësisht kësaj çdo gjë na del ashtu si duam”- u shpreh një nga anëtarët e grupit.

Klodi, anëtari i grupit foli edhe se si janë bërë bashkë me njëri-tjetrin, si erdhi ideja e albumit të parë, i cili tashmë po pasohet nga i dyti: “ Ne jemi njohur së bashku prej kohësh dhe vendosëm krijimin e grupit. Fillimisht nisëm bisedimet për këngët që secili prej nesh kishte e më pas vendosëm të bashkëpunonim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA