Demarkacioni, marrëveshja në Kuvendin e Kosovës për ratifikim

20/02/2018 11:23

Qeveria e Kosovës i dërgon sot Kuvendit për ratifikim marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, të cilës i është bashkangjitur edhe deklarata e dy presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanovic.

“Seanca do të thirret nesër ose pasnesër”, tha Haradinaj pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, duke nënvizuar se nuk ka më shumë kohë.

Ai tha se tashmë ka argumente të qëndrueshme për deputetët që ta votojnë, pasi marrëveshja parasheh rishikimin dhe korrektimin.

Haradinaj tha se në mbledhjen e qeverisë kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarët nga Lista Serbe dhe sipas tij, ata mund të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA