Vllaznia fiton duelin e mbijetesës, “zhyt” Teutën në zonën e ftohtë

19/02/2018 19:52

Një tjetër sfidë intriguese e kësaj të hëne, e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore, ishte edhe ajo e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, mes Vllaznisë dhe Teutës, e përfunduar me rezultatin 2-0 për kuqeblutë.

Shkodranët u janë falur golave të Cinarit dhe Malotës, teksa rrëmbejnë 3 pikë “të arta” në luftën për mbijetesë, pasi tashmë e shohin veten me 4 pikë më shumë sesa durrsakët e vendit të parafundit.

Që prej ardhjes së Ernest Gjokës në krye të Vllaznisë, pavarësisht problemeve të shumta të klubit, kuqeblutë kanë mundur të bëjnë disa ndeshje me peshë, duke arritur të dalin nga zona e ftohtë e Superiores, që do t’i shpëtonte ata për të dytin vit radhazi nga rënia, pas “play off”-it virtual të luajtur me Tiranën në javën e fundit të sezonit të kaluar, që pa bardheblutë të binin një kategori më poshtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA