Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes Partizani-Kukësi, këtë të hënë në 18:00, dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike ka marrë masa tekniko – organizative për zhvillimin e këtij aktiviteti, para, gjatë e deri në përfundim të tij.
Masat do të konsistojnë në bllokimin dhe mos lejimin e parkimit të automjeteve në disa segmente rrugore nga ora 15:30 deri në përfundim të aktivitetit dhe konkretisht:
• Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”
• Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me rrugën “Sulejman Delvina”
• Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”
Me qëllim lëvizjen e lirë të tifozëvë, do të ketë kufizim të trafikut nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina” deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.
Do të kontrollohet stadiumi dhe ambjentet e tij.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen dhe verifikohen identitetet e shtetasve nëpermjet kartës së identitetit si dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta si:
• Shishet e llojeve të ndryshme
• Monedha apo metale të llojeve të ndryshme
• Lëndë piroteknike apo fishekzjarre.
• Çelësa të ndryshëm
• Persona nën efektin e alkoolit.
Nuk do të lejohen femijët nën moshën 16 vjeç pa prezencën e prindit apo të kujdestarit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, falënderon për mirkuptimin dhe bashkëpunimin, mediat, qytetarët dhe sportdashësit.
Top Channel