Pep Guardiola ka vënë në shënjestër një tjetër talent të futbollit gjerman. Spanjolli kërkon të transferojë te City, fjala është për Julian Weigl.
Prej kohësh trajneri spanjoll ka shprehur interes për 22-vjeçarin që luan në radhët e Borussia Dortmund dhe mediat britanike kanë zbuluar se në ndeshjet e fundit të skuadrës nga Ruhr kanë qenë të pranishëm edhe emisarë nga City.
Weigl që numëron 130 ndeshje me Dortmund shihet si një mesfushor me shumë klas dhe i përshtatshëm për futbollin që bën Guardiola. Gjermani që u transferua nga Munchen 1890 është aktivizuar në Bubdesliga që kurse ishte ende një çunak dhe kjo ka bërë që të mos i shpëtojë pa vënë dhe trajnerit Joachim Low që e ka bërë pjesë të Gjermanisë për finalet e Botërorit.
Manchester City është gati të ofrojë 50 milionë euro për Weigl, shumë që me shumë gjasa konsiderohet e ulët nga Dortmund, ndërkohë që për Weigl është interesuar dhe Bayern Munchen që e konsideron si zëvendësuesin e Vidal.
Top Channel