Në ditën kur Kosova vazhdon kremtimet e 10 viteve të Pavarësisë së saj, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se kompromisi me shqiptarët është me interes jetik për Serbinë dhe popullin serb.

“Por duhet të kemi parasysh që flitet për kompromis e jo zmbrapsje”, theksoi ai, duke nënvizuar se pozita e Serbisë është tejet e vështirë.

“Në arenën politike, ne po përballemi me vështirësitë e një beteje kundër fuqive të mëdha. Ne nuk luftojmë kundër Prishtinës dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Por, kundër nesh lufton Prishtina, Uashingtoni dhe Londra”, citohet të ketë thënë kreu i shtetit serb.

Sipas Vuçiçit, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aleatët e tyre po ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë mbi vendet që të mos e tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e po i kërkon njohjen e Kosovës atyre që ende nuk e kanë hedhur këtë hap.

Mediet kosovare thonë se, gjatë bisedës me studentë serbë nga Kosova, Vuçiç u shpreh i bindur se ata e kuptojnë që serbët duhet ta tentojnë medoemos arritjen e kompromisit me shqiptarët, e se kundërshtarët e kësaj lëvizjeje nuk e kuptojnë se kështu humbin të gjithë, “pasi ne – thuhet të jetë shprehur Vuçiç, – vështirë se do të jemi më në Kosovë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA