Veseli takon zyrtarin amerikan: Partneriteti me SHBA, thelbësor për zhvillimin e Kosovës

18/02/2018 12:03

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur këtë të dielë në një takim ndihmës.Sekretarin e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, Robert Karem, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të kremtimit të 10-vjetorit të Pavarësisë.

Kryeparlamentari Veseli dhe zyrtari i lartë amerikan diskutuan për zhvillimet aktuale në vend, për mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe vazhdimin e bashkëpunimit e të miqësisë midis dy vendeve.

Veseli falënderoi ndihmëssekretarin Karem për përkrahjen që shteti amerikan ka dhënë për Kosovën në kohë dhe rrethana të ndryshme, ndërsa shtroi nevojën për mbështetje të mëtejshme dhe ruajtjen e fokusit të Kosovës në agjendat e politikës amerikane.

Kryeparlamentari Veseli e njoftoi Karemin për arritjet e Kosovës gjatë 10 viteve të shtetësisë së saj, si në konsolidimin e brendshëm institucional e demokratik, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si shtet i cili çdo ditë e më shumë po zë vend në skenë ndërkombëtare.

“Kosova dhe SHBA do të bashkëpunojnë ngushtë në agjendën e transformimit të FSK-së në ushtri”, ka thënë kryeparlamentari Veseli. Diplomati amerikan, Karem konfirmoi se Amerika vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e të gjitha proceseve, nëpër të cilat po kalon Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA