I futur me shumë dyshime në futbollin e një vendi ku pikërisht u shpik ky sport, sistemi teknologjik që presupozohej të ulte polemikat dhe kontestimet, ka ndezur sërish diskutime në Angli.
Teknologjia dhe videoarbitrimi janë të pranishme në ishull që prej janarit në Kupat kombëtare, por kjo fundjavë e vendosi sistemin VAR në bankën e të akuzuarve.
Në ndeshjen mes Huddersfield Town dhe Manchester United, e vlefshme për raundin e katërt të FA Cup, arbitri i anuloi spanjollit Juan Mata një gol për pozicion jashtë loje. Por, pamjet e ripërsëritura nga transmetuesit treguan linja aspak të drejta, si të ishin vizatuar nga një fëmijë.
Më pas, imazhet e korrigjuara treguan se mesfushori spanjoll i “djajve të kuq” ishte në pozicion të rregullt. Kjo solli edhe kontestimin e trajnerit Jose Mourinho, pavarësisht fitores dhe kualifikimit në çerekfinalet e turneut.
Top Channel