Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dorëzoi këngëtares kosovare me famë botërore, Rita Ora, “Medaljen Presidenciale Jubilare” të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, për atë që ai e cilësoi si “kontribut i saj i pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë”.
“Në vitet e pavarësisë, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo e zhvilloi karrierën bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performanca e saj përpara më shumë se 300 mijë qytetarëve mbrëmjen e së shtunës ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. Faleminderit Rita. Jemi krenar me ty”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
Mirënjohjen e shtetit të Kosovës, këngëtares aq popullore ia përcolli edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i dorëzoi njëkohësisht si dhuratë simbolike hartën e Kosovës.
Top Channel