
25/02 09:42
Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 10-vjetorin e Pavarësisë, pas kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka folur edhe senatori amerikan Eliot Engel.
Një detaj i veçantë është fakti se dita e sotme, e treta e kremtimeve të Pavarësisë së Kosovës, përkon edhe me ditëlindjen e senatorit amerikan, që ka mbushur 71 vjeç.
Engel, i lindur më 18 shkurt 1947, njihet si një nga lobuesit kryesor për Kosovën në Kongresin amerikan, e jo vetëm, por edhe më gjerë për shqiptarët e Shqipërinë.
Ditëlindjen e tij të 71-të, ai ka vendosur ta kalojë në Prishtinë, duke u bërë pjesë e festimeve për dekadën e parë të mëvetësisë.
Top Channel