24/05 15:52
Milani mori tri pikë me mjaft vlerë ndaj Sampdorias, në një ndeshje të kontrolluar nga “Kuqezinjtë”, por që nuk u shpërblyen më shumë se një gol.
Goli i Bonaventurës në minutën e 13-të të pjesës së parë vendosi fatet e këtij takimi, ndërkohë që më herët, Rodriguez kishte humbur një 11-metërsh.
“Kuqezinjtë” ngjiten në kuotën e 41 pikëve, po aq sa Sampdoria dhe 7 pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve.
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Milanin, që në pesë ndeshjet e fundit ka marrë 4 fitore dhe vetëm një barazim me Udinezen.
Top Channel