Departamenti i antidrogës në rajonin e Epirit në Greqi ka sekuestruar 161 kg kanabis në rrugën që lidh Janinën me Patrën.

Sipas policisë greke, lënda narkotike po transportohej me një automjet të marrë me qira prej një 23-vjeçari shqiptar,i cili ja kishte dhënë për perdorim një tjetër shtetasi shqiptar të moshës 29 vjeç.

Policia sqaron se kishte informacion në rrugë operative për transportimin e lëndës narkotike, ndaj dhe patrulla të specializuara të saj monitoronin të gjitha automjetet e dyshimta që lëviznin në këtë aks.

Pasi kanë ndaluar dhe arrestuar 29-vjeçarin në Artë, menjëherë një patrullë policie arrestoi në lagjien “Ajos Pandeleimonas” në Athinë, edhe bashkëpunëtorin e tij 23 vjeç.

Mësohet se lënda narkotike do të shpërndahej në tregun e narkotikëve të kryeqytetit helen.

Dy të arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie mëngjesin e së martës, ndërsa automjeti dhe lënda narkotike janë sekuestruar.

Policia greke dyshon se ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik dhe thotë se hetimet do të vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA