Për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, festimeve jubilare në Prishtinë do i bashkohet edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.
Rita Ora do të arrijë në Kosovë në orën 13:00, ndërsa në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do mbajë një konferencë për mediat.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, vetë ka shprehur gatishmërinë që të këndojë në Prishtinë, duke i bërë kështu një dhuratë Republikës së Kosovës në jubileun e madh, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Performanca e këngëtares me famë botërore do të zhvillohet nga sheshi ”Skënderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë,në koncertin festiv që fillon në ora 20:00.
Me kërkesë të vetë Rita Orës, i gjithë koncerti festiv do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Top Channel