Pas një sërë barazimesh, një javë më parë u duk sikur Interi u rikthye në nivelet e larta duke mposhtur Bolognan, por mbrëmja e kësaj të shtune tregoi edhe njëherë se zikaltërit janë zyrtarisht në krizë.

Teksa pritej fërshëllima që do të shënonte edhe fundin e pjesës së parë, Ranocchia shënoi në portën e tij, duke ia dhuruar golin e parë Genoas.

E teksa në pjesën e dytë pritej reagimi i Interit, pavarësisht disa rasteve sporadike, zikaltrit nuk ia dolën të gjejnë rrjetën. Por në 59-tën, një ish-interist si Goran Pandev dyfishoi shifrat për vendasit.

Kjo humbje e komplikon akoma edhe më tepër situatën e Interit për në zonën Champions, pasi ndjekëset kanë një ndeshje më pak. E vendi i katërt mund humbet që këtë të diel nëse Lazio, vetëm 2 pikë pas, do të fitojë kundër Veronës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA