Haradinaj: Sfidat për Kosovën, asnjë shqetësim për Gjykatën Speciale

17/02/2018 15:18

Kryeministri i Kosovës në një intervistë për Top Channel, flet për sfidat e Kosovës në këtë 10-vjetor.

Z. Haradinaj fillimisht do të doja t’ju pyesja si e prisni këtë dekadë të parë të pavarësisë së Kosovës? Është kohë bilancesh, pozitive apo negative?

-Kosova është e arritur e shqiptarëve. Nëse Kosova ecën në drejtimin e vet me sukses, është suksesi i të gjithë neve. Nëse Kosova ngec ne ulim mesataren tonë si shqiptarë. Kosova ka kaluar 10 vite jo të lehta, dhe vetë vitet e para të pavarësisë janë shumë sfiduese për Kosovën, bëhej fjalë për të marrë përgjegjësitë dhe për ti ndërtuar e të qenë të aftë për ti zbatuar.

Përveç çështjes së demarkacionit, një sfidë tjetër që pret Kosovën këtë dekadë të re është çështja e Gjykatës Speciale. Çfarë prisni nga nisja e punës së saj?

-Kosova është ballafaquar me drejtësinë kombëtare, pas asaj vendore. Në fillim nga viti ’99-2008 ishte OKB-ja, si UNMIK dhe si gjyqësor e drejtësi, pastaj ishte Tribunali për ish Jugosllavi ku isha vetë pjesë e tij dy herë. Ishte një mision evropian i rendit dhe ligjit, EULEX-i për tetë vite. Kjo është etapa e katërt, Kosova nuk ka pse të shqetësohet se çfarë do të vijë nga Gjykata Speciale për shkak se vërtetë, në çdo etapë lufta e UÇK-së është vërtetuar se ka qenë luftë për liri, e drejtë dhe legjitime realisht.

Të ndalemi pak tek marrëdhëniet me Serbinë. Beogradi gjatë gjithë këtyre viteve si ka ndalur kurrë përpjekjet për ndarje territoriale të Kosovës.

-E dimë që nga kufijtë më të dëmtuar në Ballkan janë shqiptarët, nga kufijtë ekzistuese realisht, sepse jetojmë në shtete të ndryshme të ndarë. Me shumë mund është arritur një gjendje e tashme e kufijve. Kosova i ka kufijtë e vetë, territorin e vetë dhe jam kundër këtyre ideve. Fakti që pesëtshja sna ka njohur e bën më të vështirë marrëdhënien tonë me BE. Dalja nga gjendja e sotme do të ishte sikur 5-tshja e BE të na njihte ose sikur të përmbyllet dialogu me Serbinë me njohje reciproke. Besoj se ka ardhur koha për njohje reciproke me Serbinë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA