Deklarata e përbashkët e Hashim Thaçit dhe Filip Vujanoviç këtë të premte do të thotë se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi do të rishikohet.

Zv.Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin informativ të orës 15:00 sqaroi se çfarë nënkupton kjo.

“Deklarata parashikon që të kemi një rishikim të vijës kufitare në pjesën ku kanë shprehur kundërshtimet e tyre disa nga partitë politike kryesore në Kosovë”, deklaroi Hoxhaj.

Kosova feston të shtunën 10-vjetorin e pavarësisë së saj nga Serbia. Por si e gjen kjo dekadë e parë shtetin më të ri në Europë?

“E kanë njohur 116 shtete, 67 organizata të ndryshme europiane dhe globale dhe kemi nënshkruar një marrëveshjen e stabilizim-asociimi me Bashkimin Europian. Të gjitha këto flasin për një konsolidim të Kosovës duke e bërë ata pjesë të hartës së shteteve botërore”, u përgjigj Enver Hoxhaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA