Reforma zgjedhore, Bylykbashi: Votimi elektronik prioritet

16/02/2018 20:47

Përmes një statusi në Facebook, bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi shprehet se votimi elektronik është përcaktuar si prioritet i punë së këtij komisioni.

“Zyrtare: Komisioni i Reformës Zgjedhore përcaktoi Votimin elektronik si prioritet te tij”, shkruan Bylykbashi në Facebook.

Sipas tij kjo do të evitojë manipulimet që bëhen në kutitë e votimit.

“Votim e numërim elektronik që askush të mos mbushë kutitë e votimit apo të vjedhë votat ne numerim. Sistem i thjeshte, transparent dhe i besueshem per zgjedhesit, partite dhe publikun. Ekspertet e huaj e thone qarte; kerkon kujdes por eshte plotesisht e beshme. Partneret e huaj po ashtu mbeshtesin qasjen e kujdeseshme te komisionit per votim elektronik ne qender votimi, jo online!”, shkruan më tej Bylykbashi.

Statusi i plotë
Zyrtare: Komisioni i Reformes Zgjedhore percaktoi VOTIMIN ELEKTRONIK si prioritet te tij.

Identifikim biometrik qe askush te mos manipuloje me karta falso, te falsifikoje firmat e emigranteve apo t’u bllokoje zgjedhesve voten duke u marre kartat e identitetit. Votim e numerim elektronik qe askush te mos mbushe kutite e votimit apo te vjedhe votat ne numerim. Sistem i thjeshte, transparent dhe i besueshem per zgjedhesit, partite dhe publikun. Ekspertet e huaj e thone qarte; kerkon kujdes por eshte plotesisht e beshme. Partneret e huaj po ashtu mbeshtesin qasjen e kujdeseshme te komisionit per votim elektronik ne qender votimi, jo online!

Komisioni hodhi shinat per nje reforme te suksesshme e konsensuale. Kjo reforme eshte me e rendesishmja. Vetem nje parlament pa vote te blere dhe pa kriminele mund te beje Drejtesi te vertete. Zgjedhjet jane prioritet per demokracine dhe integrimin europian. Opozita do t’i prije ketij interesi jetik.

Top Channel