Humor ministrash në samitin e Sofjes (VIDEO)

16/02/2018 13:28

Pas përfundimit të ditës së dytë të takimit mes ministrave të Jashtëm të BE nuk mungoi as fotoja zyrtare.

Por duket se ministrat kanë mbetur të kënaqur nga takimi dhe kjo shfaqet nga pamjet e parapërgatitjes së tyre. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ajo kroate Marija Pejcinovic Buric dhe homolgu i tyre grek Nikos Kotzias shkëmbejnë disa batuta mes njëri-tjetrit.

Por ministri grek ende nuk ka hyrë në radhë për foton zyrtare, teksa pranë tyre është dhe ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov.

Top Channel