“Federbet” reagon për Skënderbeun: Heshtja është karburant për ndeshjet e fiksuara

16/02/2018 22:25

Skënderbeu rrezikon një penalizim të rëndë prej 10 vitesh pezullim nga aktivitetet ndërkombëtare, pas dyshimeve për fiksim të ndeshjeve, ndërsa tashmë ka reaguar edhe “Federbet”, të cilët ishin të parët që ngritën dyshime 28 muaj më parë për fiksim të ndeshjeve të skuadrës shqiptare.

“Më shumë se dy vjet më parë, vendosëm të hedhim dritë në lëvizje të çuditshme lidhur me ndeshjet e Skënderbeu.

Kemi marrë shumë kërcënime, fyerje dhe kritika të shumta. Në një distancë prej 28 muajsh, UEFA po kërkon një skualifikim të rëndë për ekipin shqiptar.

Ne e përsërisim tani atë që kemi thënë në atë kohë: heshtja është karburant për zjarrin e ndeshjeve të fiksuara!!! Ne mund ta quajmë ndërprerje, por jemi të sigurt se pa zërin tonë asgjë nuk kishte lëvizur”, thuhet në reagimin e “Federbet””, mbyllet deklarata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA