Tottenham beson se nën drejtimin e trajnerit Pochettino skuadra mund të arrijë suksese dhe janë gati që të rrisin pagën e tij në kontratën që është e vlefshme deri në vitin 2021.
Argjentinasi, i cili të martën udhëhoqi Tottenham në barazimin 2-2 në Torino përballë Juventusit, është në shënjestër nga shumë klube të mëdha evropiane, përfshi Real Madrid dhe PSG, ndaj drejtuesit e Spurs kërkojnë që ta bindin të qëndrojë duke i ofruar një kontratë më të mirë.
Pochettino, i cili mori drejtimin e Tottenham në verën e vitit 2014 dhe rinovoi për 5 vite në maj të 2016, ka rritur ndjeshëm prestigjin e skuadrës së veriut të Londrës dhe klubi shpreson që me inaugurimin e sezonit të ri të shtojnë dhe të ardhurat në llogarinë e trajnerit.
Pochettino përfiton 6.1 milionë euro në sezon dhe Presidenti Levy është gati që t’i ofrojë një kontratë të përafërt me 7.5 milionë euro në sezon.
Top Channel