Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Dhurata Dora dhe Flori Mumajesi kanë bashkuar fuqitë duke sjellë një “dhuratë” për festën e të dashuruarve, Shën Valentinit. E titulluar “Trendafil”, në fakt kjo këngë duket se ka paralajmëruar të gjithë djemve që t’u blenin nga një trëndafil partnereve të tyre me rastin e kësaj feste.
Kjo këngë, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku, e ka sjellë Dhuratën paksa ndryshe sa i përket zhanrit muzikor. Ndërkohë që jemi mësuar ta shohim thuajse gjithmonë tek “RnB”, në këtë projekt muzikor bukuroshja ka ardhur nën ritmet e muzikës latine ndërsa Flori ka eksperimentuar edhe më parë me këtë rrymë.
Edhe pse me një projekt të ri, Dhurata vazhdon ende të rezultojë tepër e suksesshme me projektet e mëparëshme muzikore.
“Kesh Kesh” është kënga që është renditur më mirë gjatë kësaj jave, ku falë mbështetjes së fansave, ajo ka zënë vendin e 4-t. Ndërsa dy projeket e tjera, “Bubble” dhe “Simpatia”, pozicionohen përkatësisht në vendin e 21-të dhe 30-të.
Por a do të mundet projekti i ri i Dhuratës, të jetë pjesë e “The Top List”? Fansat garantojnë që po. Në një sondazh të bërë në faqen zyrtare të Instagramit të “Top Awards”, ku publikut i është drejtuar kjo pyetje, 81% janë përgjigjur që duhet të jetë por duket se ka edhe nga ata që nuk mendojnë kështu, duke votuar kundra. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në klasifikimin e ditës së diel të “The Top List”.
Top Channel