Rikthehet Europa League; Milani në testin bullgar, Berisha përballë Dortmundit

15/02/2018 11:02

Mbrëmjen e sotme rikthehet faza e 1/16-ave të Europa Leagues, pas rreth dy muajsh pushim. Gjithçka do të nisë me sfidën e orës 17:00 mes Astanës dhe Sporting të Lisbonës, ndërkohë që në orën 19:00 dhe 21:05 do të luhen ndeshjet e tjera.

Në Signal Iduna Park, do të jetë përballja italo-gjermane mes Borussias së Dortmundit dhe Atalantës, me skuadrën e Gasperinit që do të tentojë të bëjë surpriza të tjera, pas mbërritjes deri në këtë fazë.

Në orën 19:00 do të luajnë ndeshjet e tyre edhe Milani e Arsenali. Kuqezinjtë e Gattusos do të udhëtojnë drejt Bullgarisë për t’u përballur me Ludogorets, ndërsa Arsenalin e prejt një ndeshje me Ostersund në Suedi.

Sfidat e orës 21:05 kanë rezervuar një tjetër përballje italo-gjermane atë mes Napolit dhe Leipzigut. Në San Paolo do të vihen dy skuadra që janë në vendet e para në kampionatet respektive; Napoli është kryesues i Serie A, ndërsa në Bundesligë, Leipzigu është për momentin në vendin e dytë me 18 pikë më pak se Bayerni.

Është rikthyer në Europa league Atletico Madrid, një skuadër që përkufizohet edhe si një prej ekipeve me më eksperiencë në këtë aktivitet. Skuadra e Simeones që u rendit e treta në grupin e saj në Ligën e Kampioneve pas Romës e Chelseat dhe si rrjedhojë do të luajë në 1/16 e finaleve të Europa League me Kopenhagen në Danimarkë.

Emocionet e këtyre përballjeve të kupës Europa League do të keni mundësinë t’i ndiqëni drejtpërdrejtë në Superport të platfomës Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA