Pavarësisht zërave gjatë këtyre javëve për një rikthim të Neymar në Spanjë, këtë herë tek Reali, duket se kjo nuk do të ndodhë.

Ka qenë vetë presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, që i sheshon zërat që e shohin talentin brazilian larg Parisit.

Qëndrimi i tij i prerë ka ardhur pikërisht në përfundim të transfertës së luajtur kundër “Galaktive” në Santiago Bernabeu ku PSG u mposht me rezultatin 3-1.

“E pamundur, s’ka asnjë shans”, deklaroi Al-Khelaifi kur u pyet se nëse do të jetë e mundur që të ylli brazilian të veshë një ditë fanellën e Real Madrid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA