Napoli-Milan ngre siparin e Superkupës: Allegri dëshiron një përsëritje, Conte t’i kthejë gjërat në favor.
Alessandro Florenzi është një prej talenteve që ka dalë nga Roma dhe ka kontribuar jo pak për këtë ekip, por sëfundmi verdhe-kuqtë duket se kanë vendosur që të mos i rinovojnë mesfushorit kontratën, e cila përfundon në 2019-n, duke analizuar kështu edhe ofertat që vijnë si nga Italia, ashtu edhe nga jashtë saj.
Nga sa raportojnë mediat italiane dy janë klubet elitare që i kanë hedhur sytë nga 26-vjeçari, Juventusit dhe Atletico Madrid.
Mesfushori ka kontratë me klubin verdhe-kuq deri në vitin 2019, dhe palët ende nuk kanë nisur bisedimet për marrëveshjen e re.
Nga ana tjetër, Juventus dhe Atletico Madrid i ofrojnë pagë më të lartë 26-vjeçarit krahasuar me atë që fiton aktualisht te Roma. Florenzi është produkt i akademisë së Romës dhe gjatë gjithë karrierës është aktivizuar vetëm me këtë ekip.
Top Channel