Edhe pse arriti të fitonte në ndeshjen e kthimit, Partizani nuk ka mundur të kualifikohet përballë Flamurtarit.

Partizani fitoi 2-1 në “Selman Stërmasi”, por goli i shënuar në fushë kundërshtare i dha të drejtën Flamurtarit të vazhdojë në Kupën e Shqipërisë, pasi kishte fituar ndeshjen e parë 1-0.

Për Skënderbeun rezultoi gjithçka e lehtë ndaj Teutës, duke u kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 5-0.

Në ndeshjen e parë, korçarët kishin fituar 0-2, ndërsa në takimin e kthimit triumfuan pastër 3-0.

Ndërkohë më herët, ishte Kukësi dhe Laçi që siguruan nga një biletë për gjysmëfinalet e Kupës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA