“Dua të të bëj të Lumtur”, Arbana Osmani: Këtë sezon më tepër gëzim

14/02/2018 21:38

Edhe pak ditë na ndajnë nga startimi i sezonit të dytë të emisionit “Dua të të bëj të Lumtur”, nën drejtimin e Arbana Osmanit, e është pikërisht kjo e fundit që jep edhe disa detaje teksa ka qenë e ftuar në “Top Show Magazine”.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur një pjesë e mirë e historive kanë qenë të dhimbshme, këtë sezon Arbana shprehet se synon që të sjellë më tepër gëzim.

Një detaj tjetër që Arbana ka zbuluar në “Top Show Magazine” janë edhe surprizat me dhe për personazhet e famshëm, por skena e “Dua të të bëj të Lumtur” nuk njeh as limit moshe.

“Në “Dua të të bëj të Lumtur” mund të marrin pjesë të gjithë ata që duan të kërkojnë falje, shprehje dashurie apo mirënjohje. Këtë vit ne do të kemi pjesëmarrje nga mosha 5 vjeç deri në 90 vjeç”, ka treguar Arbana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA