Nga Krasnodari në Kharkiv/ Lufta merr jetë civile ndërsa shtyhen bisedimet për paqe, dy fëmijë vriten pas sulmit me dron në një çerdhe Dashuria është gjithmonë në ajër, në Empire State Building në Nju Jork. Maja e ndërtesës simbol ka qenë sfond i filmave të panumërt romantikë dhe është gjithashtu vendi më popullor në botë për të propozuar.
Por vetëm një herë në vit, çiftet mund të lidhin kurorë atje, ditën e Shën Valentinit. Fatlumët për 2018-n ishin 11 çifte, të cilët në prani të të afërmve të tyre, shkëmbyen betimet në atë që shpesh është pagëzuar si çatia e botës. Për të fituar privilegjin, çifteve u duhet të aplikojnë në një konkurs të hapur.
Mes tyre ishin edhe Patricia dhe Kevin Byrnes, të cilët martesën në katin e 80-të qiell-gervishtëses e kishin për herë të dytë. Pas dy dekadash së bashku, 3 fëmijëve dhe një beteje me sëmundjen e kancerit, çifti u rikonfirmoi betimet, në Empire State Building.
Një tjetër qytet, simbol i dashurisë është edhe Parisi. Shumë çifte zgjodhën kryeqytetin francez për të festuar 14 shkurtin, duke pozuar përpara kullës së famshme, Eiffel.
Top Channel