
24/05 15:52
Reali i Madridit ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme në ndeshjen e parë të Champions League ndaj një kundërshtari tepër të fortë si kryeqytetasit francezë të PSG.
Edhe pse shënuan të parët me anë të Rabiot, ishte portugezi Ronaldo, i cili tregoi se jo më kot ka fituar 5 “Topa të Artë”, duke përmbysur rezultatin me dy gola për kampionët në fuqi të Champions League.
Ndërkohë, 4 minuta nga fundi, Marcelo, hipotekon suksesin e Realit duke e vulosur në 3-1 rezultatin e ndeshjes së parë.
Megjithatë, duke parë që ka shënuar një gol në fushë kundërshtare, PSG ka ende shpresa dhe kualifikimi mbetet i hapur për t’u diskutuar në Francë.
Top Channel