Hysen Dedja konfirmohet si trajneri i skuadrës së Lushnjes.

Presidenti i klubit, Fatos Tushe vendosi të mos e pranojë dorëheqjen e paraqitur një ditë më parë nga tekniku, pas rezultateve negative të Lushnjes në kampionat.

Në ambientet e stadiumit “Roza Haxhiu” u zhvillua një takim mes Fatos Tushes, trajnerit Hysen Dedja e skuadrës, ku u vendos mospranimi i dorëheqjes së tij.

Në të njëtjën kohë, në këtë takim Fatos Tushe u kërkoi futbollistëve që të respektojnë kampionatin dhe të mos neglizhojnë.

Pas 19 javëve kampionat, Lushnja është në vendin e fundit të klasifikimit, me vetëm 10 pikë, dhe është shumë pranë rënies nga kategoria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA