Manchester City thuajse e ka prerë biletën që në ndeshjen e parë, duke triumfuar 0-4 ndaj Baselit të Xhakës. Ndërkohë që Juventusi i gjendur në avantazhin e dy golave nuk ka mundur që të marrë fitoren në Itali, pasi britanikët barazuan shifrat në 2-2.
Argjentinasi realizoi dy herë brenda 9 minutave të para ndaj Tottenham, por skuadra angleze gjeti forca për të reaguar, duke ngushtuar rezultatin në 2-1 në minutën e 35 me Kane, e në fraksionin e dytë të ndeshjes me anë të Eriksen barazoi shifrat.
Higuain pati një mundësi të artë për të shënuar edhe golin e tretë për Juventus dhe personal, por gaboi nga pika e penalltisë në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë.
Ndërkohë, City është treguar i papërmbajtshëm ndaj Baselit, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e 3 golave. Gundogan, Silva dhe Aguero, ishin autorët e 3 golave, ndërsa në të dytën Guendogan ka shënuar golin e dytë personal të ndeshjes e të 4-tin për skuadrën e Guradiolës, që e sheh veten thuajse të kualifikuar.
Xhaka është vendosur në mbrojtje në këtë ndeshje, por nuk ka mundur t’i bëjë ballë furisë së anglezëve të City-t.
Top Channel