Diego Armando Maradonna vazhdon të ketë instinktin e sulmuesit, jo më në fushë, por nëpërmjet deklaratave. Në qendër të vëmendjes është trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Sampaoli dhe sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.
‘Sampaoli është një gënjeshtar, i fsheh gjërat në vend që te tregojë i pari të vërtetën. Thotë që nuk ka një numër 9 dhe pastaj merr atë të turpshmin Icardi. Ai nuk di asgjë, vetëm të shkojë të hajë në shtëpitë e shokëve, -duke ju referuar lidhjes së tij me Maxi Lopez-. Higuain vlen 10 herë më shumë, pse jo dhe Tevez duhet të jetë në Rusi’, thotë Maradonna.
Më tej ish-Pibe de Oro flet edhe për Messin: ‘Nëse arrin që të vërë në eficencë Messin, Argjentina ka 60% të mundësive për të fituar Kupën e Botës’, thotë Maradonna.
‘Pa fyer askënd, por a e ka imagjinuar njëri që Biglia duhej të vishte fanellën e Argjentinës?’, deklaroi Maradonna, duke thumbuar edhe mesfushorin e Milanit.
Top Channel