24/05 15:52
Armando Sadiku nuk ia doli as këtë javë të ishte pjesë e skuadrës së Levantes në transfertën e Valencias, ku skuadra e shqiptarit u mposht 3-1.
45 minutat e para u mbyllën në barazim 1-1, por në pjesën e dytë të zotët e shtëpisë morën frenat e lojës, duke realizuar dy gola me vlerën e 3 pikëve.
Armando Sadiku u bë pjesë e Levantes në merkaton e janarit, ndërsa deri tani në dy takimet e skuadrës së tij, ndaj Realit një javë më parë dhe Valencias mbrëmjen e së dielës, sulmuesi i kombëtares nuk ka arritur të bind trajnerin për ta aktivizuar.
“Një Ferrari nuk mund të lihet në garazh”, tha Sadiku pasi mbërriti te Levante, por duket se as trajneri Juan Ramon Lopez Muniz ‘nuk e ka shumë qejf shpejtësinë’.
Top Channel