“Karnevali në tepsi”, rrugët e Shkodrës pushtohen nga festa tradicionale

11/02/2018 17:28

E kthyer tashmë në traditë, në Shkodër si çdo fillim shkurti janë mbajtur karnavalet.

Të veshur me maska fëmijët, nxënës shkollash, figura të artit dhe qytetarë të ndryshëm kanë interpretuar duke vënë në lojë fenomenet negative si korrupsioni në drejtësi, papunësia, kanabisimi dhe problemet e ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Organizatoret e kanë titulluar festën “Karnevali në tepsi” e në fund të festës kane kryer ritin simbolik te djegies se dordolecit që simbolizon djegien e gjitha fenomeneve negative.

Festa e Karnavaleve është kthyer në një festë simbol në qytetin e Shkodrës, qytet i cili ka pasur traditë shumë vite më parë këtë event kulturor.

FOTO GALERI
9/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA