Foto LSA

Nuk ka fitues në ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit e vlefshme për javën e 19 të kategorisë Superiore. Në “Selman Stërmasi” sfida mes këtyre dy skuadrave u mbyll me barazimin 0-0 në një ndeshje ku Partizani e Laçi nuk i shfrytëzuan rastet e tyre.

Me këtë rezultat, Partizani shkon në 28 pikë, ndërsa Laçi me 29. Kurbinasit që i bashkohen Kukësit dhe Kamzës. Këto dy të fundit u ndeshën me njëra-tjetrën në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ku Kamza bëri befasinë duke fituar me rezultatin 1-0. Heroi për u bë Rezi, që shënoi golin e fitores në minutën e 69-të të sfidës.

Vllaznia mori 3 pikë të vlefshme në betejën për mbijetesë në sfidën me Lushnjen në stadiumin ‘Roza Haxhiu’, ku kuqeblutë fituan 2-0. Heroi për skuadrën e Ernest Gjokës u bë Xhevahir Sukaj, autori i të dy golave për shkodranët.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të sfidës me Sukaj që fillimisht shënoi në minutën e 64 dhe më pas në të 75 me 11 metërsh. Vllaznia shkon në 18 pikë, por është ende pranë zonës së rënies nga Kategoria, ndërsa Lushnja është e fundit me 10 pikë

Shtohen telashet për Teutën që u mposht në Durrës nga Luftëtari 2-3 duke qëndruar në vendin e parafundit në kampionat.

Edhe pse nën reshjet e shiut sjkuadrat zhvuilluan një lojë sulmuese dhe këtë e treguan golat e shënuar. për Luftëtarin Shkurtaj kaloi 2 herë në avantazh me Shkurtaj, por teuta barazoi me Hilaj dhe Lajthian. Ai që ndëshkoi skuadrën durrsake ishte Shehi me autogolin e tij që coi rezultatin 3-2 për Luftëtarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA