Laporta zgjidhet për një tjetër mandat, do të jetë presidenti i Barcelonës edhe për 5-vite të tjera 16/03 02:31
Lacio dhe Thomas Strakosha rezistuan vetëm 45 minuta përballë Napolit dhe Elseid Hysajt, në fushën e këtij të fundit.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi e nisi mirë sfidën, kur me De Vrij gjeti golin e avantazhit shumë shpejt.
Por, Napoli do të barazonte gjithçka në pjesën e parë me anë të Callejon.
Në të dytën, napolitanët shpartalluan me lojë dhe rezultat “bardhekaltërit”. Autogoli i Wallace u dha avantazhin, ndërsa Rui dhe Mertens vulosën rezultatin 4-1.
Me këtë fitore, Napoli rimerr vendin e parë në Serinë A, duke i ngjitur në kuotën e 62 pikëve, një më shumë se Juventusi, ndërsa kjo ishte humbja e tretë radhazi për Lacion, pas asaj ndaj Genoas në shtëpi dhe Milanit në transfertë.
Top Channel