Lushnja nuk ngre kokë, trajneri Dedja i lëkundur

10/02/2018 16:31

Humbja me Vllazninë është treta në këtë sezon në përballjen direkte me shkodranët, e 13 sezonale dhe që nga ky moment pankina po lëkundet sërish.

Lushnja humbi një mundësi të mirë për të mos u shkëputur përfundimisht nga grupi tjetër i skuadrave, kur ka marrë humbjen e radhës në shtëpinë e saj.

Trajneri Hysen Dedja ka folur hapur për mediat për pozicionin e tij: “Kam ardhur në Lushnje me qëllimin që të rris lojën e skuadrës dhe bashkë me të edhe pozicionin në klasifikim për të shpëtuar edhe nga rënia në një kategori më poshtë. Kam folur shumë me skuadrën për këtë javë dhe unë nuk dua që vetëm të jem shoqërues me skuadrën në rënien nga kategoria. Ndaj për këtë do të flas me drejtuesit e klubit të hënën”, deklaroi Dedja.

Dedja është trajneri i dytë që drejton Lushnjen në këtë sezon, pasi mori vendin e Artan Banos, të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në javët e para.

Top Channel