IKMT, një tjetër godinë prishet me shpërthim të kontrolluar

10/02/2018 09:37

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prishi sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Fierit.

Objekti 5-katësh ndodhej pranë vendit ku vetëm një javë më parë, IKMT shembi në të njëjtën mënyrë dy objekte të tjerë, përafërsisht të të njëjtës madhësi.

Për prishjen e këtij objekti, specialistët e IKMT hapën në trupin e objektit 400 furnella (vrima) dhe do të përdorin 6 kilogramë lëndë plasëse.

Ky aksion i IKMT është në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit. IKMT rilajmëron se ndërtesat që ndodhen pranë objektit ku do të kryhet shpërthimi duhet të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur valën goditëse.

Top Channel