Koreja e Veriut, me paradë një ditë para nisjes së Olimpiadës

08/02/2018 16:08

Një ditë para nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut, fqinji verior zhvilloi një paradë ushtarake, ku mori pjesë edhe udhëheqësi Kim Jong-un.

Shteti i izoluar u paraprin shpesh paradave me propagandë mediatike, por këtë herë raportimet dolën pas zhvillimit.

Ngjarja zhvillohet zakonisht në muaji prill dhe zhvendosja e tij është parë si një hap prapa, sa i përket zbutjes së tensioneve lidhur me Olimpiadën dimërore.

Gjithsesi, Seuli njoftoi të enjten se presidenti i vendit do të takohej me delegacionin e Penianit të shtunën. Moon Jae-in do të ulet për drekë me ekipin e Koresë së Veriut, me kreun ceremonial të shtetit, Kim Yong-nam, si dhe Kim Yo-jong, motra me shumë ndikim e Kim Jong-un, e cila do të bëhet pjesëtarja e parë e dinastisë në pushtet që viziton fqinjin jugor.

Që në orët e para të së premtes, televizioni shtetëror filloi të shfaqte filma patriotikë, në atë që u duk të ishte një prelud i transmetimeve të drejtpërdrejta. Por kjo nuk ndodhi dhe pamje të regjistruara të ngjarjes u transmetuan pas orës 17, me atë lokale.

Udhëheqësi koreano-verior shfaqej teksa inspektonte trupat në krah të bashkëshortes Ri Sol-ju. Parada dukej më e vogël sesa ato që janë zhvilluar në vitet e fundit.

Top Channel