Shembja e urave historike, Duka: Mirela Kumbaro, përgjegjëse

07/02/2018 14:52

Deputetja e Partisë Demokratike Valentina Duka ka folur në një prononcim për mediat për shembjen e dy urave historike, atë të Zagorisë dhe të Hoshtevës. Ajo tha se minsitrja e Kulturës Mirela Kumbaro është përgjegjëse për zhdukjen e tyre.

“Këto dy ura janë të trashëguara nga 300 vjet më parë, të ruajtura me shumë fanatizëm nga banorë të zonës, por edhe nga specialistë shqiptarë që e kanë dashur kulturën dhe brenda dy ditësh, si rezultat i vërshimit të lumenjve, ato zhduken jo vetëm nga harta e monumenteve të kulturës, por edhe nga harta e gjeografisë së Shqipërisë për të mos i parë më kurrë. Sado premtime të ketë se ato do të rindërtohen, ato nuk mund të bëhen ashtu sikundër kanë qenë. Janë ura unikale dhe që banorët e këtyre zonave, specialistë të trashëgimisë kulturore, kanë kohë që trokasin në derën e Ministres së Kulturës për të ndërhyrë urgjentisht në riparimin e tyre, por derë e saj ka qenë e mbyllur. Përegjigja e Ministres së Kulturës ka qenë arrogante, qeveria Rama nuk ka reaguar në kohën e duhur për restaurimin e këtyre veprave kaq të rëndësishme të pasurisë sonë kombëtare”, tha znj. Duka.

Top Channel